Letra e Hapur


Programet e financuara nga fonde publike duhet të kenë kod burimi të lirë dhe të hapur. Edhe pse ka shumë arsye të forta për këtë, shumë politikanë nuk i dinë ende.

Softwari i lirë i jep gjithësecilit të drejtën ta përdori, studiojë, ta shpërndajë dhe ta përmirësoj. Kjo e drejtë ndihmon mbështetjen e lirive të tjera bazike si: liria e shprehjes, shtypit dhe privatësisë.

Këtu vlen ndihma juaj! Firmosni letrën e hapur për t’i dhënë mesazhit tonë më shumë peshë. 12 individë dhe 116 232 organizata e kanë firmosur deri tani. Ne do t’ua japim letrën dhe firmat përfaqësuesve tuaj për t’ua bërë të qartë: Para Publike? Kod Publik!

Para Publike? Kod Publik!

Shërbimet digjitale të ofruara dhe në përdorim nga administratat tona publike janë infrastruktura kritike e kombeve demokratike të shekullit XXI. Për të vendosur sisteme të besueshme, organet publike duhet të sigurohen që kanë kontroll të plotë mbi programet dhe sistemet kompjuterike në qendër të infrastrukturës digjitale të shtetit tonë. Megjithatë, kjo tani është vetëm përjashtimi, për shkak të licencave kushtëzuese që:

  • Ndalojnë ndarjen dhe shkëmbimin e kodit të financuar nga publiku. Kjo ndalon bashkëpunimin midis administratave publike dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin e mëtejshëm.
  • Mbështesin monopolet duke zhdukur konkurrencën e lirë. Si rrjedhojë, shumë administrata krijojnë varësi ndaj pak kompanive.
  • Përbëjnë rrezik për sigurinë e infrastrukturës sonë digjitale duke ndaluar analizën e kodit të burimit. Kjo bën që rregullimi i problemeve të sigurisë (të vullnetshme ose jo) shumë të vështirë, në mos të pamundur.

Neve na duhen programe që nxisin ndarjen e ideve dhe zgjidhjeve të mira. Në këtë mënyrë ne do të mund të përmirësojmë shërbimet IT për njerëzit kudo në Europë. Neve na duhen programe që sigurojnë lirinë e zgjedhjes, aksesit dhe konkurrencës. Na duhen programe që ndihmojnë administratat të rimarrin kontroll të plotë të infrastrukturës kritike digjitale, duke u mundësuar lirinë e pavarësinë nga ky grup i vogël kompanish. Prandaj ne u bëjmë thirrje përfaqësuesve tanë për të mbështetur programe me kod burimi të lirë e të hapur në administratën publike, sepse:

  • Programet me kodburim të hapur e të lirë janë një e mirë publike që lejon këdo të përdorë, ndajë dhe studiojë lirisht aplikacionet që përdorim dita-ditës.
  • Programet me kodburim të hapur e të lirë përdorin licensa që sigurojnë pavarësinë nga shërbimet e ofruara nga kompani specifike që përdorin licensa kushtëzuese për të kufizuar konkurrencën.
  • Programet me kodburim të hapur e të lirë sigurojnë arritshmërinë e kodit të burimit, në mënyrë që çdo problem, kufizim a hyrje e palejuar të mund të rregullohet a parandalohet pa pasur nevojë për një ofrues shërbimi.

Organet publike financohen nëpërmjet taksave. Ato duhet të sigurohen t’i shpenzojnë fondet në mënyrën më eficiente të mundshme. Nëse paratë janë publike, atëherë edhe kodi duhet të jetë publik!

Prandaj ne, të nënshkruarit, u bëjmë thirrje përfaqësuesve tanë që:

“Të implementohet legjislacion që përcakton se programet e financuara nga fonde publike dhe të zhvilluara për sektorin publik të bëhen të arritshme publikisht nën një licensë programesh me kodburim të lirë e të hapur.”

Thuaji përfaqësuesve tuaj!




Organizatat Mbështetëse


Organizatat e mëposhtme mbështesin [letrën tonë të hapur] (/sq/openletter). Nëse organizata juaj është gjithashtu e interesuar të bashkohet me thirrjen për Kodin Publik, ju lutemi [na kontaktoni] (mailto: contact@fsfe.org).


Firmat Individuale të Letrës së Hapur


Më poshtë janë nënshkrimet e nënshkruesve të cilët ranë dakord që emrat e tyre të bëhen publike. Bëhu i ardhshmi! Firmos tani!

Emri Shteti Koment
Αυτή η σελίδα страницы мог 域名的用戶不受限制
Test2 PT Test again
Fan CZ Yeah
Max2 BG This is the same email as Max1
Max1 BE
Test Testson 2 AF Hey Max! Lets see if this works, AGAIN! With timestamp.
Test Docker DE 1111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111
Test Testson SE Hey Max! Lets see if this works.
Test Testson 2 ABCDE Hey Max! Lets see if this works, AGAIN!
Test Testson 2 Sweden Hey Max! Lets see if this works, AGAIN! With timestamp.

Shihni të gjitha nënshkrimet publike.

Lexoni këtë faqe në një gjuhë tjetër: